10 shtetet më të varfra në botë ! - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Saturday, September 23, 2017

10 shtetet më të varfra në botë !

10. SIRIA
Indeksi i varfërisë: 51.7
Inflacioni: 33.7%
Papunësia: 18%
Ekonomia e Sirisë vazhdon të goditet nga konflikti, i cili ka nisur qysh në vitin 2011. Në vitin 2012, GDP-ja është tkurrur për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe rënies së konsumit të brendshëm. Përveç rritjes së papunësisë, vendi përballet me inflacion të lartë dhe zhvlerësim të monedhës.
Burimi: CIA Factbook

9. KOSOVA
Indeksi i varfërisë: 53.6
Inflacioni: 8.3%
Papunësia: 45.3%
Në vendin më të varfër në Evropë, mesatarja vjetore e të ardhurave për kokë banori është 7.400 dollarë. Remitancat nga vendet e tjera evropiane, kryesisht nga Zvicra, Gjermania dhe shtetet nordike, llogaritet se përbëjnë 18 për qind të GDP-së. Edhe pse ekonomia e Kosovës ka treguar hapa të rëndësishëm në kalimin në sistemin e bazuar në treg, papunësia e shfrenuar mbetet problem.
Burimi: CIA Factbook

8. NEPALI
Indeksi i varfërisë: 54.3
Inflacioni: 8.3%
Papunësia: 46%
Në njërin nga vendet më pak të zhvilluara në botë, rreth një e katërta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Bujqësia drejton ekonominë e Nepailit dhe përbën më shumë se çerekun e GDP-së. Grindjet civile, lokacioni i mbyllur gjeografik dhe ndjeshmëria ndaj fatkeqësive natyrore kanë përkeqësuar ekonominë e dobët të këtij vendi.
Burimi: CIA Factbook

7. NAMIBIA
Indeksi i varfërisë: 57
Inflacioni: 5.8%
Papunësia: 51.2%
Namibia është e varur në masë të madhe nga burimet e saj të minierave. Ajo eksporton shumë diamante, uranium dhe ar. Megjithatë, sektori i minierave punëson vetëm 3 për qind të fuqisë punëtore të vendit.
Burimi: CIA Factbook

6. XHIBUTI
Indeksi i varfërisë: 63.3
Inflacioni: 4.3%
Papunësia: 59%
Për shkak të burimeve të tij të pakta natyrore dhe industrisë së vogël, papunësia në Xhibut është tejet e lartë. Arsyeja e vetme përse inflacioni është i ulët, është sepse franga e Xhibutit është e lidhur me dollarin. Si rezultat, monedha është artificialisht e lartë dhe e bën edhe më të vështirë për vendin që të paguajë borxhet.
Burimi: CIA Factbook

5. TURKMENISTANI
Indeksi i varfërisë: 70.5
Inflacioni: 10.5%
Papunësia: 60%
Bujqësia përbën vetëm 8 për qind të të ardhurave në Turkmenistan, por punëson gjysmën e fuqisë punëtore të vendit. Turkmenistani vuan nga korrupsioni i shfrenuar dhe keqadministrimi nga qeveria autoritare. Sipas CIA Factbook: “Perspektivat e përgjithshme në të ardhmen e afërt janë dekurajuese për shkak të korrupsionit endemik, sistemit të dobët arsimor, keqpërdorimeve të qeverisë me të ardhurat e naftës dhe gazit dhe refuzimit për të miratuar reformat e orientuara në treg”.
Burimi: CIA Factbook

4. BJELLORUSIA
Indeksi i varfërisë: 71
Inflacioni: 70%
Papunësia: 1%
Në vitin 2011, në Bjellorusi ka nisur një krizë financiare, e shkaktuar nga rritjet e pagave nga qeveria, pa mbështetje nga trendet e prodhimtarisë. Pavarësisht marrjes së miliarda dollarëve ndihma nga Komuniteti Ekonomik i Euro-Azisë, shitja e Beltranzgaz-it te Gazprom-i rus për 2.5 miliardë dollarë, në përpjekje për të stabilizuar ekonominë, rubla e Bjellorusisë ka humbur 60 për qind të vlerës së saj në vitin 2012 dhe vazhdon të jetë në rënie.
Por, të paktën, pothuajse çdo bjellorus që kërkon punë, gjen punë. Me rreth 50 për qind të fuqisë punëtore të punësuar nga qeveria, vendi mburret me njërën nga normat më të ulëta të papunësisë në botë.
Burimi: CIA Factbook

3. BURKINA FASO
Indeksi i varfërisë: 81.5
Inflacioni: 4.5%
Papunësia: 77%
Burkina Faso ka një popullsi të madhe dhe burime shumë të kufizuara natyrore. Ekonomia e vendit varet nga bujqësia, pambuku dhe ari. Vendi është ende duke u rimëkëmbur nga efektet e thatësirës së madhe në vitin 2011. Ai po ashtu vuan nga papunësia shfrenuar.
Burimi: CIA Factbook

2. LIBERIA
Indeksi i varfërisë: 90.5
Inflacioni: 5.5%
Papunësia: 85%
Liberia është një vend me të ardhura të ulëta, i cili varet shumë nga ndihmat e huaja. Ekonomia e Liberisë është shkatërruar nga lufta civile dhe keqmenaxhimi i qeverisë. Ekonomia lokale është rritur me ritëm të shpejtë në dy vjetët e kaluar, kryesisht për shkak të burimeve të pasura natyrore dhe çmimeve të larta të mallrave. Megjithatë, 85 për qind e fuqisë punëtore nuk mund të gjejë punë të qëndrueshme.
Burimi: CIA Factbook

1. ZIMBABVE
Indeksi i varfërisë: 103.3
Inflacioni: 8.3%
Papunësia: 95%
Rritja ekonomike në Zimbabve është ngadalësuar, pjesërisht për shkak të të korrave të varfra dhe të ardhurave të ulëta nga diamantet. Sipas CIA Factbook: “Qeveria e Zimbabvesë ende përballet me një numër problemesh të vështira ekonomike, përfshirë infrastrukturën dhe mangësitë në rregullatorë, pasigurinë politike, një pjesë të madhe të borxhit të jashtëm dhe punësimin e pamjaftueshëm formal”. Papunësia vlerësohet të jetë 95 për qind, edhe pse Factbook CIA tërheq vërejtjen se papunësia e vërtetë është “e pakuptueshme” nën kushtet aktuale ekonomike. Edhe pse norma e inflacionit është stabilizuar kohët e fundit, Zimbabve është përballur me hiper-inflacionin masiv në periudhën 2003-2009.

No comments:

Post a Comment