Nëse kërkoni një telefon me performanca të mira në hardware dhe sistemin operativ Android, prodhuesi i famshëm aziatik – ZTE e ofron këtë zgjidhje me modelin Blade Series.
Modeli A310 është veçanërisht interesant për shkak të kombinimit të karakteristikave të telefonit, i cili vjen me çmim të ulët.
Ky model ka një dizajn tërheqës me skaje të lakuara dhe butona të vendosura nën ekran. Bëhet fjalë për modelin që vjen me ekranin 5 inç, ZTE Blade A310.
Pavarësisht se i takon segmentit të telefonave me kosto të përballueshme, ZTE u kujdes që modelin e tyre ta bëjnë mjaftueshëm të fuqishëm dhe të aftë që të përmbushur të gjitha kërkesat e përdoruesve.
Telefoni ofron mundësinë e përdorimit të dy kartave sim, ka procesor Qualcomm, Snapdragon Quadcore 1.3 GHz, prandaj aplikacionet e rëndësishme nuk do të kenë asnjë problem në përdorim.
Telefon ka në dispozicion 1 GB RAM memorie dhe 8 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, e cila mund të zgjerohet përmes kartës micro SD deri në 32 GB.
Sa i përket kamerave, ajo e përparme për selfie është prej 2 MP, kurse kamera kryesore ka 8 MP me auto fokus dhe dritën led.
Ky telefon përdor sistemin operativ Android 6.0, kurse bateria prej 2240 mAH ofron jetëgjatësi të mjaftueshme për përdorim ditor të telefonit Blade A310.
Me një mbështetje të plotë të rrjetit 4G, ZTE mbyll historinë rreth këtij telefoni me kosto të përballueshme dhe mundësi solide. ZTE Blade A310, kushton 89.95 euro./klankosova

No comments:
Post a Comment