Rrethrrotullimi i Zogut të Zi është nën konstruksion, pasi Veliaj ka ndërmend t’i japë një fytyrë të re e dinjitoze hyrjes së Tiranës, ashtu siç bëri me Rr. “Dritan Hoxha”. Punimet pritet të përfundojnë në shtator dhe në lidhje me rezultatin, Kryebashkiaku është shprehur: “Vjet përfunduam hyrjen e Tiranës, Rr. “Dritan Hoxha,” e cila do të vazhdojë të sistemohet këtë vit. Megjithatë, kjo është vetëm një ndërhyrje estetike. Këtu ka ekzistuar një pellgaqe bretkosash, por kjo s’mund të ishte hyrja e Tiranës. Projekti i ri parashikon një minipark, me një hapësirë qendrore për vendosjen e instalacioneve të ndryshme artistike, të cilat do të ndryshohen sipas stinëve. Ndërkohë, pjesa tjetër do të ketë disa hapësira me shatërvanë, ku do të mbjellim edhe bimësi shumë stinore, në mënyrë që edhe hyrja e Tiranës të jetë të njëjtin dinjitet si sheshi “Skënderbej.”
Jo vetëm sheshin e rrethrrotullimin, por edhe fasadat e reklamat përreth do të ndryshohen në bazë të projektit. “Pavarësisht fuqisë ekonomike të Tiranës, do të kujdesemi që shtëpia jonë të duket sa më dinjitoze që në hyrje. Kjo do të përfshijë edhe disa ndërhyrje në fasadë. Do të ketë një pastrim fasadash nga reklamat, posterat dhe mbishkrimet e tepërta që janë ndotje estetike. Në disa këmi ndërhyrë me grafiti apo me vendosjen e sistemeve të reklamave dixhitale, por unë besoj që e ka mundësinë të jetë nëj mini “Times Square"i rrethuar me reklama dixhitale, me një qendër e cila do të jetë gjithashtu e vizitueshme,” u shpreh Veliaj.
No comments:
Post a Comment