
Largimin e moderatores Floriana Garo nga emisioni "Jo vetëm modë", pothuajse të gjitha mediat rozë menduan se ishte prej fejesës së saj në Zvicës me avokatin.
Ndërkohë që Floriana u largua, janë përhapur fjalë se vendin e saj do e zërë bukuroshja Nevina Shtylla.
Mirëpo, vetë Floriana ka dhënë një tjetër arsye duke shkruajtur një status në rrjetin e saj social, Instagram.
Kur një lule nuk lulëzon duhet të rregulloni ambientin ku ajo rritet dhe jo lulen", shkruhet në foto.
Kjo fjali lë të kuptohet se nuk ka qenë zhvendosja në Zvicër, arsyeja e largimit nga "Jo vetëm modë", por duket se gjërat nuk kanë shkuar aq mirë në vendin ku ajo punonte.
No comments:
Post a Comment