U kap "mat" me djalin misterioz në Jalë, reagon për herë të parë Kejdi Mehmetaj - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Tuesday, August 29, 2017

U kap "mat" me djalin misterioz në Jalë, reagon për herë të parë Kejdi Mehmetaj



Kejdi Mehmetaj, në një intervistë për suplementin “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare” ka treguar për pushimet verore si dhe për të vërtetën e fotove që qarkulluan në rrjetet sociale. Deputetja tha se pushimet i ka kaluar në jug së bashku me familjen dhe sa u përket fotove ku shfaqej në shoqërinë e një djali, që u përfolën aq shumë, Kejdi tha se nuk i kanë krijuar ndonjë shqetësim të madh. Përgjigjen më të mirë sipas saj e kanë dhënë lexuesit, të cilët kanë interesa për punën e saj e jo për jetën e saj personale.

Fotot tuaja në shoqërinë e një mashkulli në plazh kanë qarkulluar në mediat online; si i ka parë Kejdi, sa jua “prishin” imazhin këto foto?

I kam parë ato foto dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Gazetarët mundohen të rrisin audiencën në portalet e tyre. Përgjigjen më të mirë në këtë rast e kanë dhënë lexuesit, të cilët nuk kanë interes në jetën time personale, por në punën time, për të cilën jam e bindur se nuk ka asgjë që mund të më cenojë.

Si reagojnë shqiptarët kur shikojnë një deputete me rroba banje?


Haha… Nuk e di nëse ka ndonjë reagim të veçantë, mua nuk më ka ndodhur ta shoh një të tillë. Për më tepër, unë vazhdoj të jem një vajzë e re, jam shumë sportive në përditshmërinë time, dhe besoj nuk habis njëri me rrobat e banjës, atletet apo xhinset.

No comments:

Post a Comment