Ka ndërruar jetë në spital Hektor Zenuni 33 vjeç, djali i Besnik Zenunit i cili ndërroi jetë më 30 korrik nga shpërthimi i gazit në lokalin e tij në Velipojë më 28 korrik.
33-vjeçari prej disa ditësh po kurohej në një spital në Turqi për mjekim më të specializuar.
Hektor Zenuni kishte pësuar djegie në 85% të trupit dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. I riu nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga shpërthimi i gazit.
Babai i tij Besnik Zenuni ndërroi jetë gjithashtu në spitalin e Traumës dy ditë pas tragjedisë në Velipojë.
Një javë më parë, motra e Hektorit apeloi pranë tvklan.al për të mbledhur fonde për kurimin e vëllait të saj, duke u shprehur e pikëlluar për gjendjen e 33-vjeçarit. Por, me gjithë ndihmën e specializuar në Turqi, fatkeqësisht i riu nuk mundi të mbijetonte.
Kështu, tragjedia në familjen Zenuni është thelluar. At e bir humbën jetën nga shpërthimi i gazit në lokalin e tyre, që u shkrumbua tërësisht. Ne i shprehim ngushëllimet familjes Zenuni për humbjen e tyre.

No comments:
Post a Comment