Në këto momente në zonën e Don Boskos në Tiranë, raportohet se është duke u zhvilluar një operacion antidrogë.
Gjatë këtij opercioni janë përdorur armët me qëllim neutralizimin e trafikantëve,ndërkohë të shtënat e tyre janë dëgjuar që larg. Nga raportimet e deritanishme, nuk dihet ende nëse ka viktima apo të plagosur.
Priten të dhëna të reja nga ky operacion i befasishëm i Policisë së shtetit. Burime nga vendi i ngjarjes, thonë se është ndaluar një makinë që nuk i është përgjigjur urdhërit të postbllokut ngritur nga policia duke tentuar ta çajë atë.
Mësohet se Policia i ka bërë me shënjë të ndalojë ndërkohë makina nuk ka ndaluar më pas forcat e Policisë kanë qëlluar në ajër dhe raportohet se është neutarlizuar njëri prej personave që ndodhej në makinë. Ndërkohë nuk raportohet dëme në radhët e efektivëve të Policisë.

No comments:
Post a Comment