Reperi pësoi aksident të rëndë, reagon e dashura prezantuese: Biri i preferuar i Zotit… - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Monday, August 7, 2017

Reperi pësoi aksident të rëndë, reagon e dashura prezantuese: Biri i preferuar i Zotit…

Ka trembur jo pak fansa lajmi për aksidentin e reperit Gjiko. Aksidenti i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë së hënës në tunelin e Kalimashit, në të cilin është përfshirë reperi i famshëm shqiptar Asdren Gjikolli, i njohur ndryshe me emrin e skenës Gjiko. Vetë këngëtari, i cili po udhëtonte drejt Velipojës për një koncert, ka postuar në Instagram foto nga makina e aksidentuar, por vetë falë zotit në gjendje të mirë. Pak më parë një reagim rreth ngjarjes së frikshme bëri edhe e dashura e tij bukuroshe, prezantuesja e famshme Elita Rudi. “Biri i preferuar i Zotit dhe dashuria ime e pakushtëzuar”, ka shkruar ajo krahas një fotoje shumë të bukur të të dyve. / revistawho.com
    

No comments:

Post a Comment