Qeveria Rama 2/ Shpallet qeveria e re dhe "shkrihen" ministritë, cila do të jetë përgjigja e Ruçit? - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Sunday, August 27, 2017

Qeveria Rama 2/ Shpallet qeveria e re dhe "shkrihen" ministritë, cila do të jetë përgjigja e Ruçit?



Në Asamblenë e PS pritet të mbërrije Kryeministri Rama i cili do të prezantojë strukturën dhe qeverinë e re. Ai do të shpalosë gjithashtu një analizë të rezultatit zgjedhor dhe objektivat e qeverisë së re në këtë mandat.

Burime pranë PS kanë deklaruar se pritet që të shkrihen 7 ministritë kryesore të vendit.

Pjesë e Asamblesë do të jetë edhe Spartak Braho, i cili ka qenë pjesë e LSI e tashmë po i bashkohet PS.

Ruci pritet t’i përgjigjet propozimit të Ramës për postin e Kryetarit të Kuvendit. I pyetur në lidhje me këtë, ai është shprehur se gjithçka do të vendoset në Asamble.

Ndryshe nga katër vite më parë, Kryeministri ka shmangur konsultimet me ministrat apo kandidatët për ministra dhe gjithçka do ta bëjë publike e do të vendoset në Asamble.

No comments:

Post a Comment