Mesa duket i dashuri i saj, Dragos Savulescu është xheloz dhe nuk dëshiron më që e dashura e tij të vazhdojë punën si modele.
Angela ka hequr dorë nga puna e saj, për hir të dashurisë, pasi me siguri i dashuri i saj i ka kërkuar një gjë të tillë.

Vendimi i saj për të hequr dorë nga karriera e modeles dhe planet me multimiliarderin rumun, një producent i njohur filmash, është konfirmuar nga të afërmit e Angelës.
Vëllai më i madh i Angelës, Blerti Ceprati është shprehur se: “Ajo po jeton një jetë princeshe, ashtu siç e meriton. Angela ka ambicie të forta. Po ashtu ajo ka ndryshuar drejtimin e jetës së saj dhe karrierës së modelimit i ka dhënë fund, kështu që tani vazhdon drejt karrierës së re, por më hollësisht mund të pyesni Angelën”.

No comments:
Post a Comment