Policia sekuestron 12 automjete luksoze, çfarë po ndodh në Tiranë? - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Monday, August 28, 2017

Policia sekuestron 12 automjete luksoze, çfarë po ndodh në Tiranë?



Policia e Tiranës ka sekuestruar 12 automjete luksoze të markave të ndryshme të cilat janë importuar nga vendet e BE-së.

Në operacionin e koduar "Summer 2017" është proceduar me bllokimin e këtyre automjeteve pasi dyshohen si të trafikuara. Janë sekuestruar gjithashtu 5 motojete të dyshuara si të trafikuara.

Njoftimi i policisë:


Në kuadër të prioriteteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, një tjetër operacion është organizuar dhe zhvilluar për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara në Republikën e Shqipërisë nga vendet e BE-së.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Summer 2017”.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të dyshura të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë.


Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme:

1 – Mercedes Benz, E Class

2 – Mercedes Benz, S Class

3 – Mercedes Benz, ML

4 – Audi, A8

5 – BMW, X5

6 – BMW, X6

7 – BMW, X6

8 – BMW, X6

9 – Range Rover, Sport

10- Range Rover, Sport

11- Range Rover, evoque

12- Toyota, Avensis

13- Yamaha, T-Max

14- Yamaha, T-Max

15- Suzuki, GSXR 750

16- Aprilia, Scarabeo

17- Aprilia, Scarabeo

Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë.

Në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht 17 shtetas, për “Trafikim të mjeteve motorike”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.


No comments:

Post a Comment