Policia hyn në një servis në Tiranë dhe gjen 7 kg drogë, arrestojnë adoleshentin - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Friday, August 18, 2017

Policia hyn në një servis në Tiranë dhe gjen 7 kg drogë, arrestojnë adoleshentin


Policia e Tiranës ka sekuestruar 7.4 kilogramë lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar në një servis në Tiranë si dhe ka shpallur në kërkim pronarin e servisit ndërsa ka arrestuar djali i tij.

Seksioni për hetimin e narkotikëve pranë D.V.P Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar, në një servis mjetesh në rrugën “Siri Kodra”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet E.K., 16 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij është bërë i mundur pasi ishte prezent gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e të atit, në rrugën “Siri Kodra”, ku në bagazhin e mjetit tip “Benz”, janë konstatuar 7.4 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7.4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. U bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit : – H.K., ( i ati i të miturit të arrestuar ), 42 vjeç banues në Tiranë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment