“Po i grinë nga lekët”, vajza zbulon se si i mashtrojnë turistët e huaj te “Kepi i Rodonit” - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Sunday, August 27, 2017

“Po i grinë nga lekët”, vajza zbulon se si i mashtrojnë turistët e huaj te “Kepi i Rodonit”

                                 

Gjatë kësaj vere denoncimet për bregdetin shqiptar nuk kanë munguar denoncimet nga qytetarët. Herë kanë treguar për shërbimin e dobët e herë për kushtet e këqija dhe nivelin e madh të ndotjes. Por denoncimi i radhës tregon se plazhet publike në vendin tonë janë privatizuar edhe pse gëzojnë statusin si publik.

Kemi shkuar tek Kepi i Rodonit për pushime tek plazhi publik. Por është një lokal këtu edhe erdhi na solli faturë një djalë edhe tha se plazhi është i tyre dhe se duhet të paguanim vendin. Ne i thamë qe këtu eshë publik dhe s'ka lidhje me lokalin. Ai tha unë zbatoj urdhrat. Edhe turistëve të huaj u merrnin lekë. I grinë, shumë persona kanë ardhur me çadrat e tyre dhe shezllonet janë gati bosh të gjitha. Ne kemi ardhur gjithmonë këtu po sot na rastisi kjo gjë sepse ka shumë persona me çadra të tyret",- ka shkruar vajza për JOQ.al.

Më tej ajo ka treguar se nuk e kanë paguar lokalin duke i thënë se do u tregonin turistëve të huaj se po i mashtrojnë. E të tilla ngjarje tregojnë se institucionet përkatëse nuk ushtrojnë asgjë lloj kontrolli dhe se disa trajtohen si të nënës disa si të njerkës.


No comments:

Post a Comment