Pa panik, por mund të na duhet t’i themi lamtumirë Llotarisë Amerikane - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Thursday, August 3, 2017

Pa panik, por mund të na duhet t’i themi lamtumirë Llotarisë Amerikane

Momentalisht, 50,000 visa lëshohen çdo vit në bazë të këtij programi, nga shtete që nuk kanë një numër të konsiderueshëm emigrantësh në Shtetet e Bashkuara, siç është edhe Shqipëria.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditura planet e tij për ligjin e emigracionit. Të mërkurën, ai njoftoi se do të shkurtojë numrin total të emigrantëve që mund të pranohen në Sh.B.A. dhe do t’u japë prioritet atyre që flasin anglisht dhe janë të arsimuar.
Projektligji, i paraqitur në Shtëpinë e Bardhë, gjithashtu do të vërë limit për numrin e refugjatëve që mund të pranohen çdo vit në 50,000. Për më tepër, do të eliminohet programi i visave të diversitetit, ndryshe të quajtur Llotaria Amerikane. Momentalisht, 50,000 visa lëshohen çdo vit në bazë të këtij programi, nga shtete që nuk kanë një numër të konsiderueshëm emigrantësh në Shtetet e Bashkuara, siç është edhe Shqipëria.
Pavarësisht mbështetjes nga Trump dhe nga aleatët e tij, projektligji për emigracionin ka kritikë të shumtë nga të dy partitë amerikane dhe mund të mos miratohet në formën e tanishme.

No comments:

Post a Comment