Nëse s'e njihni trendin që po çmend plazhet tona, thjesht s’keni shkuar! - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Friday, August 11, 2017

Nëse s'e njihni trendin që po çmend plazhet tona, thjesht s’keni shkuar!


“Kjo është ndoshta fotoja e 100-të me mjelmë që shikoni këtë verë”, shkruan Sara Hoxha në foton e saj mbi një kamerdare në formë mjelme të bardhë.

Dhe ka të drejtë. Kamerdaret me forma shpendësh janë fiksimi i Instagram-it këtë verë dhe shumë VIP-a e kanë nga një foto të tillë.


Armina Mevlani madje, do të ketë një kamerdare të tillë në variantin e vjetër, të rosakut të vogël të verdhë.
Nuk ka rëndësi sesi, e rëndësishme është të kesh një kamerdare në formë shpendi. Sidoqoftë, forma e preferuar është ajo e flamingos, që po e shikojmë kudo nëpër plazhet shqiptare.
Por në fakt, trendi origjinal ishte ai i selfie-ve me flamingo prej vërteti. Vizitorët e ishullit të Arubas në detin e Karaibeve ranë në dashuri me flamingot ngjyrë rozë që gjetën atje.
Mania e selfieve me flamingo filloi të përhapej në maj të këtij viti, duke grumbulluar shumë postime në Instagram. Por ngjalli edhe mllefin e mbrojtësve të gjallesave, për shkak se zogjtë në fakt, po mbaheshin të ngujuar brenda territorit ujor të resortit Renaissance, duke u prerë krahët që të mos munden të lëvizin.
Më tej, shpendi i veçantë gjeti vend nëpër kamerdare, duke u kthyer në produktin e preferuar veror të të rinjve.
Flamingot risollën kamerdaret në botën e të rriturve; deri dje, konsideroheshin si lodër fëmijësh por sot, nëse hap Instagram-in, të duket se pa kuptuar, është rikthyer fëmijëria e viteve ’90-‘2000.




No comments:

Post a Comment