Në Kanë, të gjithëve u ra në sy veshja e Kendall Jenner. Ajo që ra më shumë në sy, ishin çorapet e saj veshur me sandale Jimmy Choo. Ishte një hap përpara nga veshjet që jemi mësuar të shohim në tapetin e kuq të festivalit. Truku është i thjeshtë, por bën dallimin. Në rastin e Kendall, e bëri fustanin nga Giambattista Valli të dukej sikur kishte dalë nga një përrallë.
Edhe pse e vumë re tani, Rihanna ka vite që e bën një gjë të tillë. Ikona e modës është parë një numër të konsiderueshëm herësh duke veshur çorape me taka elegante. Në rastet e shfaqura në foto, Rihanna ka zgjedhur ngjyrë të njëjtë edhe për çorapet edhe për takat, ndërsa në një rast, ngjyra kontrasti.
Në linjë me trendin që po fuqizohet në heshtje, është edhe aktorja Chloë Sevigny. Ajo u fotografua në New York me balerina të bardha, shoqëruar me një palë çorape të zeza të larta.
No comments:
Post a Comment