Miqtë mund t’ju thonë që fëmijët sjellin gëzim dhe lumturi. Me siguri gënjejnë. Studimet kanë treguar se prindërimi rezulton në mungesë lumturie. Ndoshta sepse gjithë kënaqësitë që sjell të qenit prind, anullohen nga përgjegjësitë, punët e shtëpisë dhe sigurisht, kostot.
Kjo mund të jetë dhe arsyeja pse amerikanët po bëjnë gjithmonë e më pak fëmijë. Një çift me të ardhura mesatare shpenzonte mes $12,350 dhe $13,900 për secilin nga fëmijët e tyre në vit, gjatë 2015-s. Me disa përafërsime statistikore, shpenzohen rreth $233,610 (25,650,378 lekë të reja) për fëmijë, nga lindja deri në moshën 17 vjeçare.
Strehimi dhe ushqimi zënë shumicën e këtyre kostove, duke përfshirë dadot, edukimi, transportin dhe shërbimet shëndetsore, që zënë pjesën tjetër. Sidomos të sapolindurit janë më të kushtueshëm. Një prind numëroi çdo dollar të harxhuar dhe rezultoi se kishte harxhuar $20,000 (2,196,000 lekë të reja) për 18 muajt e parë. Për të mos llogaritur më pas shtatzëninë dhe lindjen që janë kosto marramendëse më vete.
Për ta përmbledhur, nëse keni të ardhura mesatare dhe shpenzoni si një konsumator normal, dy fëmijë, në shkollë shtetërore, do t’ju kushtojnë $514,200 (56,459,160 lekë të reja).

No comments:
Post a Comment