Kush është 27-vjeçari shqiptar që shpërndante hashash në plazhet italiane, hiqej si turist - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Sunday, August 27, 2017

Kush është 27-vjeçari shqiptar që shpërndante hashash në plazhet italiane, hiqej si turist



Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi mbi të rëndon akuza e trafikimit të drogës.

I arrestuari quhet Klodian Xheka, 27 vjeç, dhe sipas me mediave italiane ai fshihte drogën në një plazh tërësisht publik në Alassio dhe më pas ishte bashkëpunëtori i tij, ai i cili e dërgonte atë te klientët.

Klodiani ndihmohej nga një 55-vjeçar italian, Cristiano Ottonello, në Torino me të cilin kishte ngritur një bazë të vogël për shitjen e lëndëve narkotike.

Ai kishte shkuar në rivierën italiane si një turist, por kishte marrë edhe hashashin me vete, të cilin e shiste tek konsumatorët.

27-vjeçari shqiptar është lënë në burg, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbuluar përfshirjen e personave tjerë.

No comments:

Post a Comment