Këto vende u japin para nësë shpërnguleni për të jetuar aty, çfarë duhet të keni parasysh - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Wednesday, August 30, 2017

Këto vende u japin para nësë shpërnguleni për të jetuar aty, çfarë duhet të keni parasysh



Të gjithë nxitojnë të shkojnë në vende ku ka para edhe nëse janë të paligjshëm dhe rrezikojnë burgun, por bota është aq e madhe sa ka vende që paguajnë që njerëzit të jetojnë aty.

Arsyet pse vendet e mëposhtme ofrojnë para në këmbim të njerëzve janë të ndryshme, ku përfshihet krahu i punës por edhe shtimi i radhëve të popullsisë.

Megjithatë këto vende ofrojnë ndihma për strehim, taksim progresiv dhe rimbursim studentor për të bindur njerëzit që të jen pjesë e komunitetit të tyre, ofrojnë punë të kualifikuar ku paga është e lartë, sepse të gjitha vendet që ofrojnë para për të jetuar aty kanë një nivel të lartë të mirëqenies.

Kjo është lista e tyre.



Detroit, Michigan, SHBA. Parisi i Perëndimit. Kryeqyteti i automobilave të SHBAsë. Qyteti thuajse i zbrazët i Detroitit i ka humbur këta tituj gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Por, tani po përpiqet me të gjitha forcat ta rikthej lavdinë e vet. Dhe, për ta bërë këtë, qeveria ka prezantuar një program të quajtur Challenge Detroit, që i ofron 2,500 dollarë profesionistëve të industrive të ndryshme që janë të gatshëm për tu rivendosur dhe për të punuar në këtë qytet.


Provinca Saskatchewan, Kanada. Kjo provincë e Kanadasë i ofron personave të porsa diplomuar, jo më herët se 2010, që ende nuk kanë vendosur çfarë të bëjnë me karrierën e tyre një mundësi të mirë. Ata paguhen 20,000 dollarë për të jetuar dhe punuar në këtë zonë për 7 vite.


Utrecht, Holandë. Holanda është e famshme për njohuritë e thella në shkenca shoqërore. Ja një ndër eksperimentet shoqërore të cilin veçse janë duke e kryer atje, çfarë do të ndodhë nëse çdo person që jeton në një qytet merr 1,000 dollarë? Shpërnguluni në Utrecht për ta zbuluar.


Curtis, Nebraska, SHBA. Mundësitë janë se çdo person është ankuar se autoritetet lokale nuk janë duke bërë mjaftueshëm për qytetin. Në qytetin e vogël amerikan të Curtis, Nebraska, ata ofrojnë një zgjidhje, ju mund të fitoni tokë falas nëse i ofroni autoriteteve një ide të mirë për të përmirësuar infrastrukturën vendore apo kulturën.


Ponga, Asturias, Spanjë. Ky fshat i vogël e i mahnitshëm, i vendosur në territorin e mbrojtur të Spanjës veri lindore, është ndër më të vjetrit në këtë shtet. Për ti joshur banorët e rinj dhe për ta forcuar ekonominë vendore, qeveria i ofron 3,000 euro çdo çifti që shpërngulet aty. Veç kësaj, qeveria i paguan edhe 3,000 euro çiftet për secilin fëmijë që e bëjnë gjatë jetesës në këtë fshat. Kjo e bën këtë mundësi të mirë për të jetuar në një ambient të pastër dhe vend tejet të bukur.

No comments:

Post a Comment