Kamioni ndan më dysh "Fiat-in", "Trupi i shoferit fluturon 300 metra larg në ara" - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Tuesday, August 29, 2017

Kamioni ndan më dysh "Fiat-in", "Trupi i shoferit fluturon 300 metra larg në ara"


Një tjetër aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur para pak minutash në rrugën Peqin-Rrogozhinë.

Një makinë tip “Fiat” ngjyrë e bardhë me targa AA 289 IC është përplasur me një kamion dhe si pasojë është ndarë më dysh.

Sipas burimeve për redaksinë tonë, kamioni ishte në korsinë e tij kur drejtuesi i “Fiat-it” hyri në korsinë tjetër dhe automjetet u përplasën në mënyrë fatale.

Sipas dëshmitarëve për JOQ.al, trupi i shoferit ka përfunduar 3o0 metra larg makinës në arat e zonës.

Aksident ne rugen e peqin rogozhin u be 30 min as polic as amunlanc asgje rroft shteti. Ky mé fiat hyri ne korsin e kamionit.Vetem kur pash tym, po u be mé shum se 30 m. Edhe trupi shoferit ka fluturuar nga pemet po as ambulanc asnje gje, gjynah ku jetojm. Jo vlla kishe fluturuar nga makina ne ara mé pem reth 300 metra nga makina po cfare moshe kishe se di,-shprehet dëshmitari për JOQ.al.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 29.09.2017, rreth orës 12:15, në numrin e Emergjencave 112, jemi njoftuar për një përplasje mjetesh tek rreth-rrotullimi i Rrogozhinës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se: Mjeti me rimorkio me drejtues shtetasin G.S, 35 vjeç ka përplasur mjetin tip “Fiat Punto”, me drejtues shtetasin M.Zh., 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi M.Zh., 25 vjeç. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

No comments:

Post a Comment