Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të kurorëzojnë dashurinë e tyre shumëvjeçare në martesë në datën 1 shtator.
Por festa ka filluar që tani dhe ajo që e ka hapur ka qenë Xhensila, e cila ka marrë një surprizë interesante nga motra dhe mikeshat e saj të ngushta.
Vajzat të cilat janë veshur të gjitha njësoj me mbishkrimin “Skuadra e nuses”, kanë menduar që të organizojnë festën e beqarisë në një skaf të zbukuruar me lule dhe tullumbace.
Jo vetëm kaq por ato kanë marrë edhe një balerin i cili duket se do t’i japë edhe më tepër entuziazëm kësaj feste.
Ndërkohë Xhensila shprehet tejet e emocionuar nga surpriza e tyre.











No comments:
Post a Comment