
Është e re, këngëtare e suksesshme dhe me një stil ekstravagant. Mirëpo deri më tani Enca Haxhia, ndryshe nga shumë kolege të sajat, ka zgjedhur të mos realizojë asnjë tatuazh në trupin e saj.

Arsyen për një gjë të tillë ajo e ka thënë së fundmi nëpërmjet një postimi në Insta Story. ‘Arsyeja përse nuk kam asnjë tatuazh: Nuk vihen letra ngjitëse mbi një Bentley zemër!’- shkroi këngëtarja e hitit ‘Ciao’, duke iu referuar trupit të saj me markën e makinave super luksoze.

No comments:
Post a Comment