Një studim i ri publikuar nga EJP Data Science zbuloi se depresioni i shfaq simptomat edhe në galerinë e Instagram-it. Korrelacioni madje, ishte aq i fortë sa kërkuesit gjetën shenja të sëmundjes në postet e subjekteve, shumë kohë përpara se të diagnostikohej nga një mjek.
“Në studime të mëparshme, subjektet kanë lidhur ngjyrat e errëta dhe grinë me ndjesitë negative. Ndërsa ngjyrat e ndezura dhe të gjalla, me emocione dhe përjetime pozitive,” thotë studimi.

Fraza e mësipërme i aplikohet editimit të fotove dhe filtrave. Personat e diagnostikuar me depresion përdorin më tepër filtra bardhë e zi ose nuk përdorin filtra. Zgjedhin editime që i zbehin ngjyrat ose i heqin gjallërinë fotos që duan të ndajnë me ndjekësit. Personat e padiagnostikuar me depresion preferojnë masivisht filtrin Valencia, që i ndriçon fotot.
Nga 166 njerëz dhe 43,950 postime, analiza zbuloi se personat e depresionuar postojnë më pak. Nëse ky informacion përdoret si duhet, mund të zhvillohen teknika më të lira dhe më të lehta diagnostikimi. Në raste kur shërbimet e një psikiatri ose psikologu janë të pagjindshme ose shumë të shtrenjta, “ky lloj diagnostikimi kompjuterik, që kërkon vetëm prezencën e pacientit në rrjetet sociale, mund të rezultojë në shërbime që janë të vështira ose pamundura momentalisht.”

No comments:
Post a Comment