Burri i vë flakën të dashurës në sy të fëmijëve - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Tuesday, August 1, 2017

Burri i vë flakën të dashurës në sy të fëmijëve

Policia në Florida është në kërkim të një burri, i cili akuzohet se i hodhi benzinë e më pas i vuri flakën të dashurës së tij.
32 – vjeçari Noel Grullon i shkaktoi 27 – vjeçares plagë të gradës së dytë, në pjesën më të madhe të trupit. Ngjarja e rëndë, sipas amerikanes CBS ndodhi mëngjesin e së martës të shkuar.
Gruaja mësohet se ka 2 fëmijë nga një lidhje e mëparshme, 1 – vjeç dhe 4 – vjeç, të cilët sipas policisë dëshmuan të gjithë ngjarjen.
Noel Grullon
Pas krimit, Grullon mori makinën e tij dhe u arratis.
Dyshja mësohet se ishin në një lidhje prej 6 muajsh dhe 27 – vjeçarja priste një fëmijë prej tij.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pasi e reja kërkoi që të ndaheshin.
32 – vjeçari nuk është emër i panjohur për autoritetet, pasi ka një histori të gjatë arrestimesh për dhunë e krime të ndryshme përfshirje grabitje me armë./tvklan.al

No comments:

Post a Comment