Ai ka rrëmbyer zemrën e mjaft shqiptareve, për të mos përmendur femrat turke dhe të tjerat nëpër botë. E kemi quajtur ndryshe edhe "Brad Pitt-i turk" dhe kohët e fundit ai i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti, i cili mund t'i kushtonte jetën.
Kivanc Tatlitug ishte në një udhëtim me jaht me bashkëshorten e tij, Basak Dizer, kur i ndodhi incidenti i padëshiruar, i cili është filmuar pjesërisht nga paparacët.
Mediat turke shkruajnë se pak ditë më parë, në ‘Turgutreis Marina’, ndërsa ka qenë duke hedhur disa bagazhe në anijen e një miku të tij, Tatlitug ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë vetëm në një metër distancë nga helika e motorit të anijes së bashku me kapitetin.
I zënë në panik, Tatlitug ka notuar shumë shpejt duke i shpëtuar mrekullisht rrezikut. Pavarësisht incidentit, tashmë Tatlitug dhe bashkëshortja e tij, Basak Dizer, i kanë mbyllur pushimet disajavore mbi anije.
Kivanc Tatlitung e ka bërë të ditur me gojën e tij, se është me prejardhje shqiptare, më saktë nga Prishtina.

No comments:
Post a Comment