Kim Kardashian është padyshim mbretëresha e Instagram-it, por gjithashtu është e para e cila ‘sulmohet’ pa mëshirë nga fansat, për çdo postim që atyre nuk u duket i drejtë.
Mbrëmjen e djeshme, Kim postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një foto ku shfaqej duke ngrënë akullore dhe në përshkrim të saj, thuhej se ishte një kujtim nga vitet e adoleshencës.
Por fansat, më vigjilentë se kurrë ngritën menjëherë dyshimet se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” nuk ishte kurrsesi 15-vjeç në atë foto, ashtu sikurse pretendonte. Dhe në fakt, 36-vjeçarja s’kishte asnjë ndryshim.
“Kur është dita ndërkombëtare e akullores? Foto e shkrepur kur isha 15-vjeç. Udhëtimi im i parë në Europë.”- shkruan ajo.
Ndjekësit skeptikë, nuk nguruan të komentonin duke ia bërë gati fakt të kryer që kjo nuk është një foto e vjetër dhe Znj.West dhe se thjesht po përpiqet tu hedhë hi syve.


E ndërsa të tjerë e lidhën përshkrimin e saj me dëshirën e fshehtë për tu dukur si e tillë. Të tilla reagime janë bërë shumë të shpeshta kohët e fundit, pothuajse në çdo postim që ajo bën, ndjekësit do të gjejnë diçka për ta kritikuar. Por gjithsesi, Kim strategja preferon ta kalojë gjithë këtë me indiferencë dhe shumë qetësi.

No comments:
Post a Comment