Elgit Doda ka thënë se janë duke u njohur, por tani s’po e mohon më atë që përflitet se është në një marrëdhënie me Klea Hutën.

ftuar në “Top Show”, kompozitori dhe këngëtari u pyet hapur nga opinionisti Ervin Kurti nëse është apo jo në një lidhje me Klean, dhe duke qeshur gjithë siklet, tha:
“Flasim për Darion sot, njëherë.”
Kurti e ngacmoi për këngën e re që ka realizuar me këngëtar ish-konkurrentin e “Gjeniut të vogël”, Dario Zela, i cili flitet të ketë qenë ndër të preferuarit e Klea Hutës, që ishte prezantuese e edicionit të kaluar. Por Doda bëri ç’bëri, nuk tregoi nëse Klea ka ndikuar apo jo në bashkëpunimin e tyre.
“Pse na vë në siklet, o Ervin.”
E sigurt është se si Elgiti, që e ka shkruar vetë këngën e Zelës, ashtu edhe Klea, e promovojnë vazhdimisht videoklipin e tij në rrjetet sociale.
Madje Klea e nxjerr këngën e Darios po aq shpesh sa këngën e vet “Amla”, që gjithashtu e ka shkruar Elgiti.
Aq e lidhur është Klea me këtë këngë, që e këndoi tek “Kënga Magjike” me Alar Band, sa tashmë ka edhe një varëse floriri ku shkruhet “Amla”.

No comments:
Post a Comment